Kronikë

Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)

4 Shkurt, 15:00| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:40

  • Share

Tiranë- Policia Rrugore e Tiranës kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Nga kontrollet e kryera gjatë 24 orëve të fundit, në rrugën “Ali Shefqeti”, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin B. L., që rezultoi se e kishte mjetin pa kontroll teknik dhe madje nuk kishte me vete as lejen e drejtimit.

“Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se shtetasi B. L. ishte shpallur në kërkim për veprën penale 'vjedhja'", njoftoi policia.

Kurse në rrugën “Komuna e Parisit”, është zhvendosur me karrotrec një automjet që pengonte lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe është ndëshkuar me 2 masa administrative (në total 95 000 lekë), drejtuesi i një automjeti që nuk i është bindur 2 herë urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. 

Policia e Shtetit apeloi për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që ‘të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera, duke parkuar/ndaluar automjetet, në vende ku nuk lejohet’.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?