Tiranë, ndalohet 16 vjeçari, akuzohet se shpërndau në rrjete sociale foto e video porno të një të mitureje

16 Nëntor, 08:51| Përditesimi: 16 Nëntor, 09:19

  • Share

 Tiranë-Një 16 vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shpërndau në rrjete sociale foto e video porno të një të mitureje.

16 vjeçari akuzohet për 'Pornografi me të mitur' dhe 'Falsifikim kompjuterik'.

Nga kqyrja në celularin e 16-vjeçarit u konstatuan biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale "Pornografia me të mitur" dhe "Falsifikimi kompjuterik", parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale (fotografi dhe video) të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm.

Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?