Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ 16-vjeçari tenton të vjedhë, plagos me thikë rojen e objektit pranë 'Casa Italias'

15 Nëntor 2024, 11:22| Përditesimi: 15 Nëntor 2024, 15:35

  • Share

TIRANË - Policia ka vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Casa Italias, në Tiranë ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit.

66 vjeçari A.D. ndodhet në spital për mjekim.

16-vjeçari u ndalua nga efektivët Komisariati nr. 6 për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

'Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 139/22 dhe 279 të Kodit Penal. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital. 'njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?