Ndjekje si në filma nëpër rrugët e Tiranës, Policia iu vu pas një makinë me 2 persona të dyshuar, të cikët shtuan shpejtësinë dhe bënë 3 aksidente derisa ndalën dhe braktisën makinën.
Policia u gjeti një armë, dhe mundi të arrestojë vetëm pasagjerin. Skerdi Sina, ishte shpallur në kërkim për incidentin me një vajzë të re te “Astiri” të cilën e kishin kyçur në apartament pas një feste të çmendur me drogë dhe alkool.
Rreth orës 16:30 në zonën e “Vasil Shantos”, forcat “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti”, pasi kishin dyshime të arsyeshme se dy personat “Audi Q8” mund të ishin të armatosur.
Shoferi nuk iu bind urdhrit të Policisë, por vijoi lëvizjen me shpejtësi. Efektivët iu vunë në ndjekje. Si pasojë e shpejtësisë tej normave për t’i shpëtuar policisë, automjeti i dyshuar u përfshi në tre aksidente. Makina u ndal vetëm pranë selisë së Partisë së Lirisë, ku u përplas me një automjet të parkuar. Prej aty, shoferi bashkë me pasagjerin, braktisën automjetin. Gjatë largimit, - policia ka dyshime se të dy - hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u gjet dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.
Pasagjerit, një 22-vjeçar, nuk i zgjati shumë arratia. Ai u kap nga efektivët, dhe u shoqërua në drejtorinë e policisë së Tiranës. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.
Edhe drejtuesi i automjetit është identifikuar – thotë policia – por ende nuk bëhet i ditur emri i tij.
I ndaluari rezulton të jetë Skerdi Sina, një i ri me origjinë nga Tepelena, që autoritetet e kishin shpallur në kërkim për ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit në Tiranë më 9 janar të këtij viti. Ai ishte në mesin e 5 djemve që kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool. E reja njoftoi policinë pasi u zgjua e trembur kur pa 2 armë zjarri në tavolinë, dhe u shpëtua nga forcat RENEA që hynë nga ballkoni. Përveç Skerdi Sinës, në kërkim u shpall edhe i dashuri i vajzës Joni Sadikaj gjithashtu nga Tepelena, i hetuar më parë për tentativë droge drejt Italisë, dhe i arrestuar 3 vite më parë për armë pa leje.
Të dy, mësohet se janë të afërm të Aleksandër Sadikajt i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në qershor të 2022-shit nga shpërthimi i tritolit të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet, kur një vajzë telefonoi në sallën operative të Policisë së Tiranës, se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë. Kjo e fundit blindoi për mbi 1 orë zonën e "Astirit" në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi. madje efektivëve të RENEA-s iu desh të zbristnin me litar nga katet e sipërme, për të hyrë në apartament dhe shpëtuar vajzën e re.
Komente

Jan ba do spinela ka 20-25 vjet me allti n brez e me mjete llulsit pa hedh asi firm nborderot. Me pas kujdes ka spinelat me marsupa e mjekerrcjeper me mjete 20 mij e nalt. Kontroll e mi rras kai jav mren tan mjekerrcjepvet me syzet arit e me marsup guçi!
Përgjigju