Kronikë

Tiranë/ Ecnin me celular në timon, ndëshkohen 758 drejtues mjetesh (VIDEO)

8 Gusht 2019, 12:50| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 13:02

  • Share

TIRANË- Janë ndëshkuar 7658 persona që kanë përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Përdorimi i aparatit celular është cilësuar si trend negativ dhe nisur nga rreziku që mbart gjatë drejtimit të mjetit policia rrugore e kryeqytetit është angazhuar në terren. Ata janë vënë në monitorim nga  policë me uniformë dhe agjentë civilë që dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia rrugore e Tiranës njofton se do të vijojë me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje. Kujtojmë që përdorimi i aparatit celular është bërë shkak i shumë aksidenteve të ndodhura që kanë marrë edhe jetë njerëzish. Policia e shtetit ka publikuar disa video ku shfaqen shoferët e kapur në flagrancë duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Komento

Komente

  • Geke: 08/08/2019 15:53

    Nuk ka rruge, rrugice, kryqezim e kudo shofera me celulare ne timon, biles edhe duke kaluar perpara policeve dhe as qe e rruajne per policine..... genjeshtra i ka policia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?