Tiranë - Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariarit nr.4 pasi ndihmonte kundrejt pagesës emigranëtët që synojnë të lëvizin ilegalisht.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar Eduart Tafçiun me 4 vite e 8 muaj burgim. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim.
“Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 45 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Zef Memaj alias Zyf Memaj, 59 vjeç për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Z. M alias Z. M., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet më tej në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Komente
