Kronikë

Tiranë/ Ndihmonte emigrantët kundrejt pagesës, arrestohet 45-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT)

1 Tetor, 11:04| Përditesimi: 1 Tetor, 11:17

  • Share

Tiranë - Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariarit nr.4 pasi ndihmonte kundrejt pagesës emigranëtët që synojnë të lëvizin ilegalisht.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Eduart Tafçiun me 4 vite e 8 muaj burgim. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim.

“Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 45 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Zef Memaj alias Zyf Memaj, 59 vjeç për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Z. M alias Z. M., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?