Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Në kërkim çifti që përndoqi një vajzë në rrjetet sociale, 40-vjeçari kapet në shitje kokaine dhe hashashi

19 Mars, 13:54| Përditesimi: 19 Mars, 13:56

  • Share

Tiranë- Një person u arrestua dhe një çift të rinjsh u shpallën në kërkim pasi akuzohen për shitje droge dhe përndjekje në rrjetet sociale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës, bënë me dije sot (19 mars) se arrestuan 40-vjeçarin me inicialet F. K., pasi nga kontrollet fizike dhe në banesë, iu gjetën 26.8 gramë kokainë e ndarë në doza dhe një sasi sannabisi.

“Lëndët narkotike u sekuestruan me cilësinë e provës materiale dhe hetimet i vijon Prokuroria”, njoftoi policia për rastin..

Kurse specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim S. I., 22 vjeçe dhe A. I., 30 vjeç, pasi “dyshohet se kanë përndjekur në rrjete sociale një 22-vjeçare”.

Motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të panjohura, teksa po punohet për kapjen e tyre.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?