Tiranë- Një 33-vjeçar i dënuar për me 8 vite nga Gjykata e Napolit, Itali, për 'Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentativë'' dhe ''Armëmbajtje pa leje'', është vendosur në pranga nga policia e Tiranës.
Erjon Mera, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Ëanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.
Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armabajtje pa leje'', parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Komente
