Një 26-vjeçar nga Kazakistani është arrestuar në Tiranë.
I riu i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim u kap nga blutë e kryeqytetit në bulevardin “Gjergj Fishta”.
26-vjeçari pritet të ekstradohet në drejt Kazakistanit.
Operacioni u kodua “Fugitive”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë shkëmbyen informacion me Interpol Tiranën dhe organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi nga Kazakistani, A. T., 26 vjeç.
Ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Komente
