TIRANË- Një 39-vjeçar në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vrasje nga autoritetet spanjolle është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është identifikuar si Elion Vathi (Kaci) banues në Kamëz.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës", infotmoi sot policia.
Giykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar VathiN , me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Operacioni u kodua “Lacking”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit.
Komente
