Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë, në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet te Rruga e Elbasanit 36 vjeçari me 2 emra! I dorëzohet policisë Gjirokastër

31 Tetor 2021, 10:11| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 10:12

  • Share

Një 36-vjeçar është prangosur mëngjesin e sotëm të Rruga e Elbasanit në Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Mario (Arsen) Ndreu në vitin 2015 plagosi me armë zjarri në fshatin Gostimicë në Përmet shtetasin G.I.  Ndreu ishte shpallur në kërkim edhe për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar në fushën e krimeve kundër jetës.

Vihet në pranga nga Forcat “Shqiponja” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore.

36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

Ngjarja:

Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?