Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Në pranga dhe i 78-ti i megaoperacionit 'Tempulli 2'

17 Shkurt 2024, 09:27| Përditesimi: 17 Shkurt 2024, 09:29

  • Share

Tirane- Në pranga bie i kërkuari i 78-të në kuadër të  megaoperacionit "Tempulli 2".

G. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë, është vetëdorëzuar në Polici pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Policia informon se më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?