Tiranë në turin e dytë të Champions/ Meta: Fitore fantastike! Veliaj: Lojë e shkëlqyer

19 Gusht 2020, 21:28| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 21:43

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, një ndjekës i rregullt i futbollit ka uruar klubin e Tiranës për fitoren e arritur në Georgji.

"Urime të përzemërta Tironës bardhë e blu për fitoren fantastike në transfertë ndaj Dinamo Tbilisi", shkruan Meta.

Ndërkohë, edhe pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar ekipin kryeqytetas për fitoren e arritur në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.

“Përgëzime  kampionëve të Tironës për lojën e shkëlqyer e fitoren mëse të merituar sot me Dinamon e Tbilisit dhe kalimin me sukses të kësaj faze të parë kualifikuese në UEFA Champions League”,  uroi Veliaj në rrjetin social Facebook.

Pak javë më parë, kryebashkiaku Veliaj njoftoi dhënien e 150 milionë lekëve shpërblim për klubin e Tiranës pasi u shpall skuadra kampione e Shqipërisë në kategorinë superiore.

Ora 22:00
Fitorja e Tiranës/ Duka: Ogur i mirë për futbollin në kohë të vështira, pasi nuk na ndihmoi askush madje na braktisën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar skuadrën e KF Tiranës për kualifikimin në fazën e tjetër të Champions League.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në përfundim të sfidës, Presidenti Duka u shpreh i lumtur për kualifikimin e kampionëve të Shqipërisë, që mundën Dinamo Tbilisin në transfertë me rezultatin 2-0 dhe tani do të vazhdojnë aventurën evropiane. Kreu i qeverisë së futbollit e ka cilësuar një ogur të mirë këtë sukses në këtë periudhë të vështirë.

“Jam shuuuumë i lumtur për kualifikimin e KF Tiranës! Ky është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për Tironsit. Është një ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë, mbushur vetëm me lajme të këqija dhe të frikshme që i kanë ndodhur Shqipërisë dhe gjithë botës. Tërmeti fillimisht dhe pastaj pandemia prej COVID-19, ka qenë një situatë e vështirë për futbollin. Pasi nuk na ndihmoi askush. Dhe madje, na braktisën…
Sot, Tirana është krenaria jonë. Një pikë referimi në këtë moment të trishtuar dhe aspak frymëzues.
Ky është një rezultat që duhet festuar. E meritojnë shqiptarët dhe Tironsit. Kjo është magjia që sjell vetëm futbolli!”
, – shkruan Presidenti Duka.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 21/08/2020 11:32

    Pervec Tiranes shperblim do edhe Duka se i duhen per te mbajtur pularine qe ka ne Durres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?