Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

7 Qershor, 11:52| Përditesimi: 7 Qershor, 11:55

  • Share

Tiranë- Një çift është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit u gjetën me kokainë në ambientet ku po qëndronin.

Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa detajet mbahen të rezervuara për arsye hetimi.

“U arrestuan E. M., 47 vjeç dhe S. E., 35 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ambientit ku po qendronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 gjetën një sasi kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot (7 qershor) Policia, por pa sqaruar nëse janë kapur në lokal apo banesë.

Po gjatë aksioneve kundër kontigjentëve kriminale dhe drogës, u kap edhe M. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?