Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Nëna kallëzon në Polici edukatoren, i qëlloi fëmijën me pëllëmbë! Nis hetimi

20 Shkurt, 18:10| Përditesimi: 20 Shkurt, 19:56

  • Share

Tiranë-Një edukatore në Tiranë është kallëzuar në Polici nga nëna e një fëmije pasi raportohet se i ka gjuajtur me pëllëmbë këtij të fundit.

Blutë kanë nisur hetimet për 55-vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”, informoi sot policia.

Ky nuk është rasti i parë që prindërit kanë denoncuar edukatoret për keqtrajtim të fëmijës. Muajin e kaluar një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohej se kishte keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht. Edhe në këtë rast denoncimi u bë nga prindërit e fëmijës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?