Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi të afërmen me armë, arrestohet 75-vjeçari

8 Shkurt, 13:55| Përditesimi: 8 Shkurt, 13:57

  • Share

Tiranë- Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas denoncimit të familjarëve të një vajze të mitur, se e ka ngacmuar seksualisht atë dhe më pas i kërcënoi me një armë sportive.

Prangosja është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

I arrestuari në flagrancë sipas burimeve zyrtare është N. U.,  75 vjeç.

“Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur si dhe ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme me dy akuza.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?