Tiranë - Një 40-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Babrru. Viktima është Hajdar Ismailgeci. Siç mëson gazetari i Report Tv, Sokol Dema, viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Dyshohet se viktima u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.
Ndërsa burime për Report Tv, bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit, pasi ka goditur me thikë Ismajlgecin, dyshohet se ka shkuar në një lokal rreth 300 metër larg vendit të ngjarjes. Ai është parë nga banorët e zonës me njolla gjaku.
Pasi ka qëndruar pak, është larguar nga lokali dhe ka humbur gjurmët. Ndërsa policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Ndërkohë, trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Kamëz/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.
Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Komente

Të ketë lidhje me atë plagosjen e të miturve në shkollë?!
Përgjigju