Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Pronari plagos me thikë punëtorin: Nuk po bënte punën si duhet

14 Shtator 2019, 11:38| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 14:44

  • Share

TIRANË- Një debat mes pronarit të shtëpisë dhe punëtorit të ndërtimit ka degraduar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit. 

Burime për Report Tv bëjnë se i arrestuari është Stefan Agolli. Burime pranë uniformave blu sqaruan se pasditen e së premtes, pas një konflikti të çastit 44- vjeçari qëlloi me thikë 51-vjeçarin Dashamir Lecinin

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Myslym Keta”, në kryeqytet. Në momentin e ngjarjes, Lecini ka qenë duke kryer punime në banesën e Agollit, e ndërsa ky i fundit pretendonte në dëshminë e rij se puna nuk po i bëhej siç duhej. Aktualisht 51- vjeçari, Lecini ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, i arrestuari Agolli më herët ka qenë i dënuar për veprën penale të vjedhjes, ndërsa tashmë mbi të rëndon ajo e "Plagosjes së rëndë me dashje". Një ngjarje e tillë vë në pah mungesën e sigurisë në punë, referuar edhe ngjarjes makabër që ka ndodhur disa javë më parë në një vilë në zonën e "Myslym Shyrit". Dy pronarët, vëllerëzit Griseldo dhe Albano Kusi vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj se rridhte ujë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shpellari: 14/09/2019 14:36

    Hajde dru me pre hajde,epoka e zallit kane luajtur " njerezit" nga fiqiri.E sigurte qe kur ka qene i vogel ka rene nga djepi.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 14/09/2019 12:18

    Keshtu zgjidhen punet me thika me sopata dhe nga nji her edhe me kallash... se helbete jemi shqiptar apo jo. Ne raport me popullsin per krimet qe ndodhin e meritojme per te hy ne STALLEN europ...

    Përgjigju
    • A.n.: 14/09/2019 16:16

      Sa per arme edhe amerika na e ka zili.

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?