Tiranë- Report Tv ka siguruar foton e 25-vjeçarit i cili konfliktua fizikisht me një polic të Rrugores në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45 në rrugën e Elbasanit.
Sipas njoftimit të policisë Merson Ferizaj nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte dhe pas kësaj është konfliktuar me të.
Raportohet se punonjësi i policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 25-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave.
Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
