Pamje e prishjeve të ndërtimeve në Lanë

Tiranë, nuk je pa të meta, por jemi të shtrënguar të të duam

10 Maj 2023, 20:16| Përditesimi: 10 Maj 2023, 20:23

  • Share

Ndërsa rrëmoja të gjeja mes fotografive disa karta postare, të cilat më duheshin për pjesëmarrjen time filatelike në Expo-Retro-Transport, të zhvilluar në Tiranë më 29 prill, ndesha në disa foto që kisha bërë në ditët kur përroi apo lumi ujëpakët, Lana, kthehej në identitet. Janë ato shkaku pse po shkruaj, duke m’u dashur të kthehem 23 vite pas.

 Është koha kur Edi Rama ka lënë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe fillon atë të Kryetarit të Bashkisë së kryeqyetit, ku ishte zgjedhur përmes votimit. Ka ndërmarrë fillimisht në vitin 2000 një zhdukje të grisë mjerane të qytetit, i cili kish vuajtur tmerrësisht vitin 1997 e 1998, duke kaluar përmes tymrave e zjarreve të armëve. Qyteti ngrysej e gdhihej i lodhur nga vuajtja dhe i trëmbur nga krimi. Ende pa bojatisur mirë fasadat e rrugëve kryesore (që duken në fotot ilustruese) Edi u hyn me guxim prishjeve në themel të “tokës së xanun” anës dy brigjeve të Lanës, të cilat, të paktën nga viti 1944, kishin qenë përpos se gjelbërim e kopësht i blertë. Kjo si kish penguar aspak për t’u pushtuar. Madje, atje, përballë Hotel Dajtit të rrënuar, edhe një shef policie kish ngritur buzë Lanës një biznes tre katësh

 Fotot më kthyen në ato vite, kur si banor i hershëm i qytetit, kisha parë ndryshimet për mirë, por sidomos ato për keq të kohës së “rrumpallës”. Fill pasi u pushtua Parku Rinia, të ardhurit ju turrën me lakmi kësaj toke të lirë. Brënda më pak se tre vjetësh si Parku ashtu dhe Lana u kthyen në nevojtore gjigande, vënde nga ku përhapej ndotja e sëmundja. Qyteti kish humbur identitet.

-O Zot, sa e tmerrshme, sa shpejt ndryshoi ky qytet për keq! Çdo ekstremitet që ju shfaq Tiranës ishte vëllai i kufizimit, i mungonte hapësira, oksigjeni, lulishtet u bënë pallate, në çdo kënd ndërtese apo kthesë rruge gëlonte një “biznes” mavrie, që vetëm bënte pis qytetin.

 E gjithë kjo e kish një shpjegim! Fenomeni i shpërnguljeve masive të popullatave nuk ka qenë shqiptar. Ai u pa të ishte pjesë e lëvizjeve të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore, që përfshiu pothuaj gjithë popujt e Europës. Shkaku ishin rrënimet e vëndbanimeve nga lufta dhe varfëria ekstreme, sidomos në fshatra, ku pothuajse mungonin tërësisht mjetet e jetesës, strehimi, ushqimi e veshmbathja. Këtë lëvizje, deri atë kohë i pa njohur, me dramat sociale që e shoqëronin, arti i kinemasë italiane pati aftësinë për ta ngjitur e dhënë si dramë përmes filmave. Regjizorët e kësaj kohe, me gjetjet tronditëse e përjetuese, e sollën në brezin tim me filmin artistik “Çatia” e regjizorit Vittorio De Sica. Nuk di të përmend një të dytë ku të përshkruhet më qartë drama e lëvizjeve të familjeve në skamje e mjerim dhe popullimi i periferisë së Romës. Këtë e vuajti edhe Tirana.

Në thelb, e gjitha çka ngjan flet për humbjen e kontrollit të shtetit mbi territorin! Tek ne nuk bëhej fjalë se ndokush në shtet merakosej nga çka ndodhte! Perkundrazi, nxitej në të gjitha instancat pushtimi i hapësirave “pronë shtetërore”, por jo rrallë dhe pronë private. Deri nga fundi i viteve ’40-të kontrolli i territorit ishte bërë për shumë shtete një pamundësi. Kështu ngjau edhe me Shqipërine që po ngrihej nga rrënojat e shtetit monist.

Tirana, ajo që ishte, por ishte tjetër gjë! Ishte jo provincë, por kryeqytet, me transport, por dhe me ato pak makina, mbahej më pastër dhe kishte më pak njerëz në rrugë. Kur u bë kryeqytet kish patur 14 mijë banorë, ndërsa në vitet ’50-të, rrotullohej te 45-50 mijë banorët. Ndryshimet demokratike duhet ta kenë gjetur afërsisht te 200 mijëshi.

 Ne e dinim se ç’ishim, por nuk e dinim ende se ç’mund të bëheshim!? Kjo është koha edhe kur rëndom dëgjoje gjithnjë e më shpesh shprehjen, “Nuk bëhemi!” Ata të mjerë që u lanë të ndërtonin në Lanë, ku ngrehinat arritën edhe 6 kate, ku u “mbollën” dhe “u shkulën“ e më pas për t’u hedhur në plehra ndonja një miliard euro ndërtime, nuk i ndihmoi kush me këshillën “Mos ndërto atje!”, sepse kish dy arsye madhore që do prisheshin:

-E para, nuk është prona jote!

-E dyta, kjo pronë publike është në qendër të kryeqytetit, e ku patjetër që do vijë një ditë, do vijë dikush, e do i shkuli nga rrënjët! Dhe “dikushi” nuk vonoi të vinte!

 Ai dikushi ishte Edi Rama! Kur lyente fasadat shkruante shtypi kundërshtar i tij se ngjyrat e ndezura, e verdha… po e mbushin Tiranën me mushkonja. Nuk është shaka…jo, jo! Kush është kureshtar të shfletojë shtypinn RD të Partisë Demokratike. Ky dikushi sot është Erion Veliaj, për të cilin qytetarët e Tiranës i kanë të gjitha arsyet se pse duhet t’i rijapin votën!

 E reja nuk ndërtohet po aq lehtë se shkatërrimi që ju bë Lanës; sa rishkatërrimi i detyruar i atyre që ndërtoi kaosi. Këtë shkatërrimin e dytë është e lehtë ta mbrosh, sepse i ktheu Tiranës një hapësirë të këndshme publike, të cilën kushdo mund ta shijojë duke u endur trotuareve të saj ndodhur në hijen e rrepeve dhe aromës së blirit.

 Pse po i kujtoj këto trauma që jetoi qyteti me pamjen e tij? Afërmendsh: se është kohë zgjedhjesh! Tirana ka plot gjëra për të korrigjuar! Kryetarit të ri, me ndihmën e qeverisë do i duhet ta bëjë edhe më të jetueshshme sesa çe kemi! Nuk është fjala të fantazosh, por të bësh diçka që mund të arrihet dhe vende e qytete plot prej ku mund të mësohet se ku arrihet kemi plot, ngjur, te fqinjët tanë! Për të arritur këtë, merr vlerë të pamatë qenia, kë ke kryetar? Është syri i të zotit që e bën kalin të shëndoshet-është një thënie e lashtë!

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?