TIRANË - Një 28-vjeçar është vënë nën hetim nga prokuroria pasi blutë gjetën në makinën e tij shuma të mëdha parash, të cilave i riu nuk ka mundur t’u justifikojë burimin.
Në makinën e 28-vjeçarit të identifikuar me inicialet F.B., policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 560 euro, 54 400 lekë dhe 7000 franga.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjetën dhe sekuestruan 10 560 euro, 54 400 lekë dhe 7000 franga”,-njoftojnë blutë.
Komente
