TIRANË- Një grup i klasës së tetë në shkollën “Fan Noli” të kryeqytetit do të bëjë mësim online për dy javët e ardhshme.
Shkak i këtij vendimi, u bë një i mitur i klasës, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Të shqetësuar për fëmijët e tyre, prindërit e nxënësve të kësaj klase kanë kërkuar që mësimi të bëhet online për të shmangur kontaktet dhe rrezikun nga përhapja e virusit. Ato kanë refuzuar që fëmijëve të tyre t'u bëhet tamponi, por që të karantinohet dhe të ndjekin mësimet nga shtëpia. Për Report Tv, drejtoresha e shkollës tha se mësimi do të vazhdojë online përmes platformës "Akademi.Al".
Ambientet e kësaj klase do të dezinfektohen, 16 nxënësit e së cilës, vetëm pas dy javësh do mund të ulen sërish në banka.