Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje

22 Janar, 10:56| Përditesimi: 22 Janar, 10:59

  • Share

TIRANË - Policia ka finalizuar fazën e tretë të operacionit "Catch", duke kapur dhe ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bazuar në inteligjencën policore, këta persona u ndaluan dhe u dërguan përpara drejtësisë për veprat për të cilat ishin shpallur në kërkim.

B. M., 27 vjeç, u ndalua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas kishte masën e sigurimit “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
V. P., 61 vjeç, u kap pasi ishte i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Kurbinit për “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
E. Ll., 17 vjeç, u ndalua për “Vjedhja”, me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
P. V., 36 vjeç, u kap për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, i dënuar me 1 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.
N. Th., 24 vjeç, u ndalua për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i dënuar me 2 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 27 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim V. P., 61 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim, nga Gjykata e Kurbinit, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. Ll., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. V., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. Th., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.', njofton policia.

Materialet procedurale për të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?