Kronikë

Zbulohet baza e trafikut të emigrantëve në Tiranë! Kokat e grupit, 2 motra pronare hotelesh në Laprakë, zbardhet skema

4 Shtator 2021, 13:43| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 16:21

  • Share

TIRANË-  Një bazë e trafikimit të emigrantëve është zbuluar ditën e sotme në Tiranë ku koka të këtij grupi kriminal, ishin 2 motra, Drita Shehu, 55 vjeçe dhe  Sanije Shehi 64 vjeçe, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu teksa Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si funksiononte ky grup. Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Skema e trafikimit për emigrantët që hynin pa dokumente në Shqipëri
Ky grup në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetet e tyre private kundrejt parave, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës. Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin në hotelet 2 motrave në zonën e Laprakës, këto 2 të fundit bënin organizimin e tyre në bashkëpunim me djalin e Drita Shehut, Rigels Vejsiu dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Skema për emigrantët që hynin me si turist apo për punë
Përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, ky grup kishte organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, ato organizonin punën për trafikimin e këtyre.Kjo skemë kriminale ka funksionuar prej disa vitesh duke bërë të mundur trafikimin e një numri të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Bashkëpunëtorë të 2 motrave ishin edhe Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, të cilët vetëm një ditë më parë, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës u kapën në 2 makina duke 4 trafikuar emigrantë të paligjshëm. Ato e kishin menduar me detaje edhe planin se si rruga e tyre të ishte "e hapur", pa shqetësimin e policëve. për këtë u vinin në ndihmë D. N., dhe V. M, të cilët udhëtonin me një makinë përpara me qëllim me qëllim kontrollin e rrugës.

Rezultatet e operacionit 'COMPLEX'
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan dy motrat Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, Rigers Vejsiu, 26 vjeç (djali i Dritës), dy shoferët Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.  Sekuestrohen 72 pasaporta, 37 patenta, 2 ID, makina dhe lekë. Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit.  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • skafisti: 04/09/2021 13:37

    po te bejne ndonje lek dhe populli nga refugjatet cfare vetem qeveria?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?