Makinat 150 mijë euroshe i vodhi në Zvicër e i trafikoi në Shqipëri, arrestohet 38 vjeçari! Njëra, Audi Q8, u gjet e parkuar tek 'Don Bosko'

13 Nëntor, 12:41| Përditesimi: 13 Nëntor, 13:23

  • Share

TIRANË - Një 38 vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi kisht sjellë në Shqipëri dy automjete luksoze e vlerë 150 mijë euro, të dyja të vjedhura në Zvicër.

U vu në pranga Ambroz Shala banues në Zvicër, ndërsa u sekuestrua njëri prej automjeteve tip Audi Q8, që u gjet në një vendparkim në Don Bosko.

Sakaq po punohet për gjetjen e makinës tjetër të vjedhur në kuadër të operacionit ‘Swiss’.

'Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Ambroz Shala, 38 vjeç, banues në Zvicër. Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari ka trafikuar në vendin tonë, 2 automjete tip "Audi", që rezultojnë të vjedhura në Zvicër.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip "Audi Q8", cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.', njofton policia.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?