Baste sportive

Kronikë

Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

5 Dhjetor 2024, 13:08| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 13:09

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: D. L., 32 vjeç, S. N., 48 vjeç, T. S., 34 vjeç, R. Z., 18 vjeç, G. P., 24 vjeç, dhe D. K. 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., dhe E. P. dhe po punohet për kapjen e tyre”, informoi sot policia.

Policia sekuestroi 6 aparatet celulare në cilësinë e provës materiale.

Operacioni i koduar ‘Bad spin 8’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Sektorin e për Operacionet Speciale dhe Forcën e Posaçme 'Shqiponja'.

Materialet i kaluan prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?