Kronikë

Tiranë/ Vendosnin lloto, arrestohen 2 persona, në kërkim pronari i lokalit

26 Shtator 2024, 09:59| Përditesimi: 26 Shtator 2024, 11:25

  • Share

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar 'Lucky Ticket', në kuadër të të cilit janë arrestuar ditën e sotme dy persona, pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive.

Sipas policisë, në flagrancë është arrestuar personi me inicialet K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim personi me inicialet G. H., pronar i lokalit, i ndodhur në Rrugën e Barrikadave.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?