Tiranë/ Organizonte lotari në mënyrë të paligjshme, në pranga 24 vjeçari

9 Korrik, 09:23| Përditesimi: 9 Korrik, 09:28

  • Share

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në një lokal në Kamëz.

Në kërkim është pronari i lokalit me inicialet A. K., 35 vjeç, banues në Kamëz, i cili e kishte përshtatur ambjentin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, njoftoi sot policia.

Uniformat blu sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit te koduar “Game over”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?