Foto ilustruese

Kronikë

Nis hetimi për mjekun në Tiranë, sherr me pacienten në korridoret e spitalit

25 Shtator, 12:52| Përditesimi: 25 Shtator, 16:47

  • Share

Një paciente ka kallëzuar një mjek të një spitali në Tiranë. Sipas policisë, pacientja ka bërë kallëzim, pasi gjatë kohës që ishte paraqitur në spital për një ndërhyrje mjekësore, mjeku nuk është sjellë sipas etikës profesionale.

Mësohet se mjeku dhe pacientja kanë pasur një debat në korridoret e spitalit dhe kjo e fundit e ka kallëzuar. 

Ndaj mjekut kanë nisur hetimet dhe po punohet për sqarimin e çështjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, informoi policia.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?