Tiranë- Pacientja denoncon administratoren e klinikës private në kryeqytet për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pasi për shkak të gabimit të trajtimit është detyruar të qëndrojë disa ditë më shimë e hospitalizuar.
Policia e Tiranës njoftoi sot (6 gusht) se morën nën akuzë në gjendje të lirë F. K., 31 vjeçe. Kallëzimi është depozituar nga një 44-vjeçare.
“Ajo pretendon se për shkak të neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor në klinikën private që administrohet nga 31-vjeçarja, ka qenë e detyruar të qëndrojë disa ditë e hospitalizuar”, bën me dije policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, mbi veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa policia nuk ndau detaje për llojin e klinikës dhe trajtimin që ka marrë pacientja.
Komente
