Kronikë

Tiranë, parada ushtarake në sheshin 'Nënë Tereza' bllokon trafikun (VIDEO-FOTO)

24 Shtator 2018, 10:21| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 12:09

  • Share

TIRANE- Rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të zbresin sot në sheshin "Nënë Tereza" në kuadër të stërvitjes më të madhe të vitit e quajtur "Albanian Lion 2018". I pranishëm pritet që të jetë edhe kryeministri Rama.

Por parada ushtarake qe tani ka bllokuar trafikun në të gjithë zonën rreth stadiumit Arena Kombëtare. Si pasojë e ceremonisë është bllokuar qarkullimi i makinave. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia për aktivitetin që do të zhvillohet dhe masat.

Pyetja që lind është se përse një aktivitet i tillë nuk zhvillohet në sheshin 'Skënderbej', por në atë 'Nënë Tereza' duke bllokuar të gjithë zonën duke pasur parasysh edhe faktin që po vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit Arena Kombëtare. 


Bllokimi i qarkullimit të makinave në zonën pranë stadiumit

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 24/09/2018 10:50

    Po kumanant i pergjithshme i ushtrise se mbaruar shqiptare Like Floriri pse ju shmang parades...??!!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?