Kronikë

Tiranë/ Parkimet e gabuara në kryeqytet, Rrugorja procedon 24 shoferë dhe u heq makinat me vinç (VIDEO)

24 Korrik, 11:50| Përditesimi: 24 Korrik, 13:08

  • Share

Tiranë- Vijojnë kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Policia e Tiranës njoftoi sot se ka proceduar penalisht 24 persona të tjerë, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës dhe karrotrec nga Policia Rrugore.

“Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht 24 persona”, njoftoi policia për aksionin.

Të proceduarit janë:

R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

“Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike”, sqarohet më tej nga Rrugorja.

Në fund edhe një apel: “Respektoni rregullat – rruga është për të gjithë!”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?