'21 janari', SPAK thërret gruan dhe xhaxhain e Aleks Nikës më 22 korrik! Dosja në dorë të prokurorit Alfred Shehu, që po heton dhe 'Xibrakën'

17 Korrik, 14:54| Përditesimi: 17 Korrik, 16:27

  • Share

Pas regjistrimit të hetimit të 21 janarit, pa humbur kohë, Prokuroria e Posaçme ka ftuar më 22 korrik për të dhënë sqarime, xhaxhain dhe bashkëshorten e Aleks Nikës i mbetur të vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe në 21 janar 2011 kundër qeverisë Berisha.

Për mbi 13 vjet përplasje në dyert e gjykatave dhe pas verdiktit të dhënë në Strasburg Mark dhe Rajmonda Nika do të pyeten nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda do të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00, të hënën e datës 22 korrik. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.

Shqiptarja.com mëson se Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë ’21 janarin’. Shehu gjithashtu ka rihapur edhe dosjen e njohur si ‘Xibraka’.

Ishte gjykata e Lartë ajo që urdhëroi prokurorinë e posaçme ta regjistrojë procedimin, si një detyrim që rrjedh edhe nga vendimin i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, por nëse akuzat provohen dhe faktohet se garda është urdhëruar të kalojë nga plumbat manovër në plumba të vërtetë nga Sali Berisha apo Lulzim Basha, ndëshkimi do të jepet për të gjitha jetët e humbura, si krim shtetëror. Të afërmit e Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë  ku jepet urdhëri për vrasjet shtetërore të cilën do tia vënë në dispozicion Spakut

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 18/07/2024 06:57

    Spaku mos tē sorollatet shum por ta mari bastardin malok sali bajgēn e ta çoi nē reç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?