Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Përleshje mes dy burrave në ‘Astir’, plagoset 41-vjeçari! Policia vihet në kërkim të autorit

1 Qershor, 13:38| Përditesimi: 1 Qershor, 13:42

  • Share

Tiranë- Përleshja mes dy personave në zonën e “Astirit” në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur pasi dy burrat janë përfshirë në një konflikt me motive të dobëta, kurse sot (1 qershor), Policia e Tiranës bëri me dije se ka shpallur në kërkim të dyshuarin 45-vjeçar për krimin e plagosjes së 41-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim K. G., 45 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia për rrethanat paraprake të krimit.

Pas sulmit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij nga Komisariati i Kombinatit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Globalizmi: 01/06/2025 20:27

    Filloj vapa me duket po nisin shenjat e para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?