Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Tiranë, përplasen dy makina në autostradë, rrëzohet shtylla e tensionit dhe zë poshtë një tjetër mjet

26 Tetor 2019, 20:35| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 21:15

  • Share

TIRANË-Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy automjetet si pasojë e përplasjes kanë goditur më pas një shtyllë tensioni që ka qenë pranë dhe është rrëzuar duke i rënë një tjetër makine.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, J. B dhe D. H. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?