Makina e policisë e përfshirë në aksident

Tiranë/ Përplaset makina e policisë me një tjetër, plagosen lehtë 4 persona

7 Shkurt 2021, 11:48| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 13:37

  • Share

TIRANË - Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Laknas në kryqëzimin e Bërxullit.

Dy automjete, një prej tyre makinë policie janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy drejtuesit e makinës së policisë (efektivë jashtë shërbimit aktualisht) si dhe drejtuesja e mjetit tjetër me iniciale S.Xh. dhe pasagjerja E.XH.

Ata aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?