Enis Vrapi

Kronikë

Qëlloi me pistoletë me gogla mjeken dhe përplasi 3 makina policie! Pranga 42-vjeçarit në Tiranë, i gjendet municion

24 Maj, 11:16| Përditesimi: 24 Maj, 13:33

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 42- vjeçar pasi ditën e djeshme, (23 maj) ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte.

Gjithçka nisi pas një incidenti të raportuar në QSUT rreth orës 9:00. Gjatë tentativës për tu larguar nga spitali 42-vjeçari qëlloi me një pistoletë me gogla një mjeke.

Gjatë aksionit për kapjen e tij blutë ai përplasi 3 makina policie, ku si pasojë gjatë përplasjes u dëmtuan lehtë edhe 2 punonjës të qarkullimit rrugor.

Burimet bën me dije se 42-vjeçari kishte qenë i shtruar në spitalin piskiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan shtetasin Enis Vrapi , 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasuar 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor, ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke të QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me dhunë një punonjës SHPSF.  Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme', thuhet në njoftimin e policisë. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andoni: 24/05/2025 15:37

    LIROJENI,,mor shtet idiot,, merreni me te semuret,,,dhe nuk merreni me trafikantet dhe hajdutet qe po e rrjepin kete shtet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?