Imer Krrashi

Kronikë

Tiranë/ Përplasi 9 automjete dhe 1 motor në tentativë për t’i ikur policisë, 31-vjeçari ‘kyç’ gojën për armën që iu gjet! Policia kishte informacione për vendndodhjen e tij

6 Tetor, 10:43| Përditesimi: 6 Tetor, 10:55

  • Share

TIRANË – Imer Krrashi, 31-vjeçari i arrestuar të dielën pasi tentoi t’i ikte policisë për shkak se lëvizte me armë zjarri, ka refuzuar të japë deklarime përpara hetuesve, duke kërkuar që të flasë në një moment të dytë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai pritet të pyetet në lidhje me pistoletën që iu gjet brenda automjetit që drejtonte.

Sipas të njëjtave burime, Krrashi jetonte me bashkëshorten në një banesë me qira në afërsi të Liqenit të Thatë. Policia kishte informacion të saktë për vendndodhjen e tij dhe ndërhyri menjëherë sapo ai doli nga banesa ndërsa automjeti me targa gjermane, brenda të cilit u gjet arma, rezulton i regjistruar në emër të tij.

31-vjeçari u ndalua të dielën në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët e pyetën për armë, i dha gaz automjetit duke u larguar. Policia u vu në ndjekje ndërsa gjatë tentativës për t’u larguar, ai u përplas me 9 automjete dhe një motor. Në këtë të fundit, po lëviznin një efektiv me bashkëshorten, të cilët mbetën të plagosur.

Krrashi, i cili përdorte edhe dy emra të tjerë Imer Masha dhe Imer Uka, rezulton i dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit Marklen Hakës dhe të Edison Pulës. Në vitin 2022, u arrestua së bashku me Edison Pulën në Itali. Pula, në atë kohë 27-vjeç, akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. 

Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?