Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

26 Dhjetor 2024, 13:25| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 13:36

  • Share

Tiranë-Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 26 dhjetor rreth orës 01:00 në rrugën Xhanfize Keko.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?