Tiranë - Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi një ditë më parë përplasi me makinë një efektiv që po lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit shoferi i identifikuar si Kataldo Bllaci (Lezhja) u largua nga vendi i ngjarjes.
Blutë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga një 37-vjeçar, që dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.
Fatmirësisht efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B.(L.), 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 37 vjeç. Dje, 33-vjeçari përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 63 vjeç (punonjës policie që sapo kishte dorëzuar shërbimin), dhe u largua nga vendi i aksidentit. Shërbimet e Policisë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga 37-vjeçari, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, i aksidentuar, shtetasi S. Gj. ka marrë ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
