Kronikë

Tiranë/ Përshtatën banesën për shitjen e kanabisit, arrestohen 23-vjeçari shqiptar dhe një shtetas turk! Në kërkim një tjetër, sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike

21 Janar, 11:07| Përditesimi: 21 Janar, 11:14

  • Share

TIRANË - Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 1”, duke zbuluar një banesë të përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar S. H., një 23-vjeçar nga Tirana, dhe B. S., një shtetas turk, ndërsa është shpallur në kërkim Xh. B., një tjetër shtetas, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal. Hetimet dyshojnë se këta shtetas ishin të përfshirë në sigurimin, ndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në Tiranë.

'Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shitjen e tyre në qytetin e Tiranës.', njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga shtetasi Xh. B., janë gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike dhe peshoret elektronike, të cilat përdorej për ndarjen e kanabisit në doza. Po ashtu, shtetasi turk B. S. u kap në flagrancë me një sasi të lëndës narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.

'Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga shtetasi Xh. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 2 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', thotw policia.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme.

'Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?