Të paktën 11 persona janë arrestuar në Tiranë pasi kishin përshtatur lokalet për të organizuar lojëra fati.
Gjatë kontrolleve subjekte janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- A. M., 49 vjeç, A. S., 50 vjeç, D. S., 48 vjeç, F. K., 22 vjeç, H. M., 28 vjeç, I. S., 46 vjeç, K. L., 25 vjeç, Sh. B., 60 vjeç, K. B., 31 vjeç, R. Xh., 36 vjeç, dhe M. D., 21 vjeç.
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F. S., 23 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi I. R., 40 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.
Uniformat blu kanë sekuestruar 13 celularë, 224 mijë lekë të reja dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar "Big Match".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.