'Nuk pranon ti me pi kafe me 50 €'/ Zbardhet letra për balerinën e lokalit që shfrytëzohej si prostitutë, pranga pronarit shkodran

14 Tetor 2019, 12:14| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 15:46

  • Share

TIRANË- Një 50 vjeçar i dënuar për vrasje me dashje ka rënë në prangat e policisë, pasi në lokalin e tij iu sekuestruan mbetje kokaine, si dhe i dyshuar se shfrytëzonte për prostitucion vajzat që punësonte si balerinë.

I arrestuari është Ilir Peraj, pronari i lokalit tallava "Napoli", në autostradën Tiranë-Durrës. Kontrolli në ambientet e lokalit të tij është bërë me vendim gjykate, ndërsa në momentin që Peraj u ndalua nga policia, ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, policia sekuestroi një pjatë porcelani me mbetje të lëndës narkotike kokainë, një DVR, si dhe një letër në të cilën shkruhej “Nuk pranon ti me pi kafe me 50 Euro”.

Ndërkohë, në një nga ambientet e lokalit, e përshtatur si dhomë, u gjet edhe një vajzë me iniciale R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e ndërsa për policinë dyshimet janë se shfrytëzohej për prostitucion, në shumat që varionin nga 100 Euro.

50 vjeçari nga Shkodra, e me banim në Tiranë është person me precedent të mëparshëm penalë. Në Maj të 2015, ai u arrestua nga policia e Tiranës së bashku me dy persona të tjerë, pasi akuzohej se vajzat që punësonte si ballerina, i shfrytëzonte për prostitucion.

Ilir Peraj, ka qenë i dënuar me 10 vite burgim, për një vrasje të ndodhur më 26 shkurt të vitit 2011, në tavernën “Miki”, ku së bashku me dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj, kanë vrarë duke goditur me shkopinj bejsbolli, shtetasin Alban Koleci.

Pasi u dënua për këtë ngjarje, Peraj u arrestua më 10 prill 2013 sapo zbriti në Aeroportin e Rinasit. Përveç dënimit në vendin tonë, për të autoritetet shqiptare ishin njoftuar se Gjykata e Napolit e kishte dënuar me 17 vite burg për një vrasje në Itali. Por pas ndalimit në atë kohë, Ilir Peraj deklaroi se në Itali po gjykohej në gjendje të lirë dhe nuk dinte asgjë për shpalljen e vendimit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 14/10/2019 18:08

    SHTETI te mbulle keto lokalet talava,,se jane bere si cerdhe prostuticioni….

    Përgjigju
  • plepisti: 14/10/2019 14:30

    e cuditshme i denuar per vrasje ? dhe eshte na aktivitet te plote jashte burgut ?, ca eshte kjo gjykate dhe prokurori ?

    Përgjigju
    • A.n.: 14/10/2019 23:20

      Jashte burgu? Po aty ku eshte eshte akoma me keq.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?