Mashtroi kompaninë ku punonte dhe përvetësoi 27 mijë euro, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

20 Qershor, 08:11| Përditesimi: 20 Qershor, 09:17

  • Share

Një 34- vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme, pasi  përvetësoi 27 mijë euro nga kompania Meduza Kafe ku punonte.

34 vjeçari, Rizar Alibali banues në Shkodër, akuzohet për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Statment".  

“Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.  Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

 Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tofiku: 20/06/2024 08:27

    Si ka mundësi që ky popull sa zgjohet nga gjumi mendon veç për të vjedhur dhe si të vjedhi!

    Përgjigju
    • Rroku: 20/06/2024 12:18

      Shif rrushi rrushin e piqu, vjedh ministri qe hyri ne burg, pse mos te vjedhe edhe cuni

    • Hë se: 20/06/2024 10:34

      Medusa kafe vodhi ky tipi që është në pronësi të ...... ?!!?!

    • Per tofikun: 20/06/2024 09:33

      E para shikon deputetet dhe ministrat e ben dhe ai, me nje diferenc te vogel ku ky tipi arrestohet ndersa ministra e deputet jo E dyta nga mireqenia qe ka.ky vend, ku xhdo gje po.shtrenjtohet

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?