Arma me të cilën u vetqëllua i riu, e sekuestruar nga policia

Kronikë

Tiranë/ 28-vjeçari vetëqëllohet me pistoletë në këmbë në lokal te 'Komuna e Parisit', Policia e prangos në spital! Arrestohen dhe dy shokët, i treti në kërkim! Fshehën ngjarjen (EMRAT)

18 Maj, 08:49| Përditesimi: 18 Maj, 09:33

  • Share

Tiranë- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë (18 maj).

Ngjarja ka ndodhur pranë një kioske, në zonën e njohur si ‘lulishtja’, rreth orës 01:20 të mëngjesit, në ambientet e një lokali.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri, 28 vjeç. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por pas zbardhjes së ngjarjes ai u prangos në gjendje spitalore për armëmbajtje pa leje dhe fshehje të ngjarjes. Në pranga ranë edhe dy shokët e tij, Airold Cami dhe Arnold Malci, ky i fundit kamerier i lokalit. Në kërkim është një person i katërt, E.E., 41 vjeç, banues në Kuçovë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, informon se Policia ka nisur hetimet dhe ka zbardhur ngjarjen brenda disa orëve.

Nga hetimi i deritanishëm rezulton se në lokal kanë qenë tre shokë dhe kamerieri. Në këto momente, në rrethana ende të paqarta, Kristjan Kaçorri është vetëqëlluar me pistoletën që mbante pa leje në pjesën e këmbës. Teksa u dërgua te Trauma për mjekim, kamerieri sipas policisë ka fshirë vendngjarjen dhe të tjerat kanë fshehur gëzhojën e pistoletës nga jashtë lokalit.

"Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M (kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes", njofton Policia e Tiranës.

Aktualisht po zhvillohen veprime proceduriale me mbledhje provash, dëshmish dhe pamjesh filmike, për ta zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“U vetëplagos me armën e zjarrit të cilën e posedonte pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen pranga edhe dy shtetas të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi ndihmuan në fshehjen e armës së zjarrit dhe vendit të ngjarjes. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital  kishte shkuar për mjekim, një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M (kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?