Foto Ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari, u qëllua me armë nga kolegu në picerin ku punonte, dërgohet në spital

1 Qershor, 19:28| Përditesimi: 1 Qershor, 20:59

  • Share

Tiranë-Një 15 vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, i mituri është plagosur me armë zjarri nga kolegu i punës.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dy personat janë kolegë pune, pasi punonin në piceri si kamarierë, ndërsa ka dyshime se ka qenë aksidentale. I mituri e ka marr plagën në qafë, por nuk i rrezikon jetën.

Tiranë/Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij', njoftoi policia. 

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë e rrethanave të kësaj plagosje.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turizmi wlitar pop: 01/06/2025 20:25

    Turizmi elitar , e ha picén me plumb , Hajde brez I ri Hajde ! QEVERIA ta reformoje shkollen se mbaruam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?