Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Plagosi me thikë pas sherrit 46-vjeçarin në lokal, arrestohet autori i dyshuar i krimit ! Akuzë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje

31 Janar, 12:14| Përditesimi: 31 Janar, 12:21

  • Share

Policia e Tiranës arreston 42-vjeçarin që plagosi mbrëmjen e djeshme (30 Janar) me thikë pas konfliktit për motive të dobëta 46-vjeçarin Gentian Krasniqi.

Aksioni është kryer sot nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarit, që akuzohet për krimin e kryer në rrugën “Siri Kodra”, rreth orës 20:30.

Policia informoi se krimi ndodhi pas një sherri në një lokal, ku besohet se shkak ka qenë një grua.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, tha policia.

I plagosuri Gentian Kraniqi ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, kurse hetimet për rastin po i ndjek Prokuroria e kryeqytetit.
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?