Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Plagosja me armë e 28-vjeçarit te ‘Fresku’, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim një tjetër që penguan zbardhjen e ngjarjes! Ende në arrati edhe autori

22 Gusht, 11:07| Përditesimi: 22 Gusht, 11:23

  • Share

Një 30 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Juglen Abazi ndodhur më 2 gusht në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas policisë, 30-vjeçari Amarildo Daci dhe Dorjan Haskaj kanë bërë veprime me qëllim pengimin e zbardhjes së ngjarjes dhe përkrahjes së autorit.

Autori Klejvis Caka (Lusha), i akuzuar tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, është në kërkim së bashku me një bashkëpunëtor tjetër. Më herët u arrestua edhe 27-vjeçari Xhonatan Qerimi si bashkëpunëtor.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?