Tiranë- Policia e Tiranës arreston një nga personat e dyshuar për përleshjen dhe plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme (15 Tetor), në fshatin Marikaj të Vorës.
Burime zyrtare thanë se prangosën një 39-vjeçar për “moskallëzim krimi”, teksa kanë shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të plagosjes së Xhuljano Shkurtit, 25 vjeç, në servisin e makinave, mes tyre edhe personi që e qëlloi me armë.
Gjithashtu dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt, kurse dy shokët e të plagosurit mbetën të dëmtuar nga goditjet fizike.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin O. P., 39 vjeç, për veprën penale "moskallëzimi i krimit", si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve B. B., 32 vjeç, R. L., 38 vjeç, dhe M. U., 37 vjeç”, njoftoi policia.
Nga dinamika e ngjarjes rezulton se ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M. dhe Xh. Sh., (Xhuliano Shkurti).
Gjatë konfliktit, i dyshuari B. B., ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Shkurti, ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën.